Ballina Artikuj Nëse dëshiron ti kuptosh vuajtjet e të sprovuarve

Nëse dëshiron ti kuptosh vuajtjet e të sprovuarve

Dr. Rijad Imeri

Nëse dëshiron ti kuptosh vuajtjet e të verbërve ec 5 min. symbyllurazi dhe do ta kuptosh sa vështirë e ke…
Nëse dëshiron ti kuptosh vuajtjet e shurdhmemecëve mundohu t’ia sqarosh dikujt një problem tëndin vetëm me duar…
Nëse dëshiron ti kuptosh vuajtjet e të sëmurëve me kancer mundohu të buzëqeshësh ditën e natën të mos flesh nga dhimbjet…
Nëse dëshiron ta kuptosh vuajtjet e të paralizuarve qëndro 24 orë shtrirë pa lëvizur ose merr një karrike lëvizëse dhe mundo t’i kryesh nevojat tua…

Zoti nuk të sprovoj me asnjë prej këtyre gjërave por prapë fytyra jote është e zymtë, ankesat tua nuk kanë mbarim, buzëqeshja i ka braktisur që moti buzët e tua dhe mendon se je njeriu më i vuajturi mbi tokë!

Shoqërohu me të sprovuarit që ta kuptosh shijen e jetës, buzëqeshjen e sinqertë dhe ëmbëlsinë e zemrës.

Nga: Hoxhë Rijad Imeri

Exit mobile version