Ballina Jeta Shëndetësi Nëse hani këto ushqime, mushkonjat do t’ju rrinë larg

Nëse hani këto ushqime, mushkonjat do t’ju rrinë larg

Përveç temperaturave shumë të larta, një shqetësim për të gjithë gjatë verës janë edhe mushkonjat. Por a e dini se nëse hani këto ushqime, mushkonjat do t’ju rrinë larg?

Qepë

Hudhra apo qepë, nuk ka rëndësi. Kur hani këtë ushqim çlirohet allicina, e cila largon mushkonjat. Ju mund t’i hani ato si pjesë e një vakti ose veçmas.

Uthull molle

Për ne është e padukshme, por aroma që merr trupi pas konsumimit të uthullës së mollës i largon mushkonjat. Një lugë në ditë rekomandohet si pjesë e një sallate apo vakti tjetër.

Thjerrëzat, fasulet, domatet

Këto tre ushqime janë në të njëjtin grup, sepse të treja përmbajnë tiaminë, e njohur më mirë si vitamina B1. Edhe pse mund të mos e vini re aq shumë, kjo vitaminë largon insektet në përgjithësi.

Ushqim i kripur

Kur hani ushqim të kripur, niveli i kripës në trup rritet dhe shpejt bëhet i padurueshëm për mushkonjat.

Exit mobile version