Ballina Jeta Shëndetësi Nëse jeni një nga këto katër raste, mos hani kurrë shegë

Nëse jeni një nga këto katër raste, mos hani kurrë shegë

Në rast se jeni shtatzënë ose po ushqeni foshnjën me gji: Lëngu i shegës është i sigurt për nënat shtatzënë dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji, megjithatë nuk ka informacione të besueshme rreth sigurisë së përdorimit të formave të tjera të shegës, si ekstrakti i saj.

-Në rast se vuani nga tensioni i ulët i gjakut: Lëngu i shegës mund të ulë pak tensionin e gjakut dhe kështu mund të rritet rreziku tek personat që zakonisht kanë tension të ulët.

-Në rast se keni alergji ndaj bimëve: Duhet treguar kujdes, pasi një pjesë e personave që kanë alergji ndaj bimëve janë alergjikë edhe ndaj shegëve.

-Në rast se do të kryeni një ndërhyrje kirurgjikale: Siç e thamë më sipër, shegët ndikojnë tek tensioni i gjakut. Kjo gjë mund të ketë pasoja negative tek kontrolli i tensionit të gjakut gjatë dhe pas operacionit. Kështu mos hani shegë të paktën 2 javë para një ndërhyrjeje të planifikuar.

Exit mobile version