Ballina Jeta Shëndetësi Nëse nuk hani mëngjes rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës

Nëse nuk hani mëngjes rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës

Një studim amerikan ka zbuluar se njerëzit që nuk hanë mëngjes janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Studimi në fjalë është publikuar në revistën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë.

Sipas tij, njerëzit që nuk hanë mëngjes janë 87% më të rrezikuar të humbasin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare.

Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët analizuan të dhënat e 6550 personave nga mosha 40 deri në moshën 75 vjeçare.

Autorët e studimit nënvizuan faktin se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Një vakt i shëndetshëm që në fillim të ditës luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve.

Çfarë e Bën Mëngjesin Kaq Të Rëndësishëm?

Ekipet e studiuesve dhe mjekëve në mbarë botën thonë njëzëri se mëngjesi ofron shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit.

Mëngjesi është një vakt që të mban ngopur për shumë gjatë, por edhe përmirëson cilësinë e ushqyerjes dhe ndjeshmërinë e insulinës.

Ky vakt ofron kalori të cilat ‘ndezin’ metabolizmin dhe ofrojnë energji për të përballuar sfidat e ditës.

Për më tepër, njerëzit që hanë mëngjes kanë një peshë më të mirë e më të shëndetshme trupore.

Ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjes mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve si : diabeti i tipi 2, tensioni i lartë i gjakut dhe mbipesha.

Fillimi i Mbarë, Gjysma e Punës

Exit mobile version