Nga ana praktike:
* Mirënjohja të zhvendos fokusin nga mungesa te vlera, ndërsa
* Dhënia të nxjerr nga mentaliteti i frikës dhe të vendos në mendësi bollëku.
Njerëzit që japin më shumë (kohë, dije, ndihmë, etj., ndërtojnë:
* Rrjete më të forta,
* Reputacion më të lartë dhe
* Besim më të madh,
…elemente që në praktikë krijojnë më shumë mundësi EKONOMIKE!
Nga ana shkencore:
Studimet në psikologjinë pozitive tregojnë se mirënjohja rrit mirëqenien, qartësinë mendore dhe vendimmarrjen.
Ndërkohë, sjelljet pro-sociale (dhënia/sadakaja) aktivizojnë sistemet neuronale të shpërblimit dhe rrisin bashkëpunimin dhe ndërveprimin social, faktorë që lidhen drejtpërdrejt me suksesin afatgjatë financiar.
Një thënie e bukur (e huazuar) thotë:
‘Bollëku fillon në mendje, përpara se të shfaqet në llogari.’
Bëhu mirënjohëse apo mirënjohës dhe zhvillo sensin e dhënies…, rezultatet janë të pashmangshme!
Vehbi Zeqiri
Ekspert i Lidershipit, Zhvillimit Personal, dhe Inteligjencës Emocionale
