Ballina Sport Futboll Nesër vendoset se ku do të zhvillohet “finalja” mes Prishtinës dhe Dritës

Nesër vendoset se ku do të zhvillohet “finalja” mes Prishtinës dhe Dritës

Në prag të ndeshjes vendimtare për titull të kampionit ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, sot e ka zhvilluar një takim me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Ejupi dhe Vokrri kanë biseduar rreth përcaktimit të vendtakimit të Prishtinës me Dritën.

Natyrisht, Ejupi ka kërkuar nga FFK-ja që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit.

“Kryetari Vokrri ka qëndrim pozitiv që ndeshja të zhvillohet në Prishtinë duke e pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes”.

“Të martën do të mbahet një mbledhje ndërmjet krerëve të FFK-së, Ministrisë dhe Komunës për të vendosur se ku do të zhvillohet kjo ndeshje. Vendimi sipas të gjitha gjasave do të jetë për stadiumin e Prishtinës”, deklaroi Ejupi për “Zërin” pas takimit me Fadil Vokrrin.

Exit mobile version