Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Netanyahu paralajmëron për “rritjen e kapaciteteve ushtarake” të Egjiptit

Netanyahu paralajmëron për “rritjen e kapaciteteve ushtarake” të Egjiptit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar për rritjen e kapaciteteve të ushtrisë egjiptiane dhe ka bërë thirrje për parandalimin e një “grumbullimi të tepruar” të fuqisë së saj ushtarake, transmeton Anadolu.

Sipas të e përditshmes Israel Hayom, Netanyahu i bëri këto komente gjatë një diskutimi me dyer të mbyllura në Komitetin e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të Knessetit.

Duke cituar burime të brendshme në takim, gazeta raportoi se Netanyahu theksoi se “ushtria egjiptiane po forcon kapacitetet e saj dhe kjo duhet të monitorohet”.

“Ne kemi marrëdhënie me Egjiptin, por duhet të parandalojmë një grumbullim të tepruar të fuqisë ushtarake”, tha kryeministri izraelit.

Burimet thanë se komentet u bënë në kuadër të një diskutimi mbi ndjeshmërinë e marrëdhënieve me Egjiptin.

Raporti theksoi se pavarësisht këtyre tensioneve, Izraeli dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje gazi me vlerë 35 miliardë dollarë në dhjetor.

Më 17 dhjetor, Netanyahu njoftoi se qeveria e tij ka miratuar marrëveshjen e gazit me Egjiptin, duke e përshkruar atë si “më të madhën në historinë e Izraelit”. Ai tha se marrëveshja vlerësohet në 112 miliardë shekelë ose rreth 34.75 miliardë dollarë.

Egjipti dhe Izraeli nënshkruan një traktat paqeje në Washington më 26 mars të vitit 1979, pas Marrëveshjeve të Kamp Dejvidit të vitit 1978. Traktati i dha fund gjendjes së luftës mes dy vendeve, normalizoi marrëdhëniet dhe çoi në tërheqjen e plotë të forcave ushtarake dhe civile izraelite nga Gadishulli i Sinait, i cili u shpall zonë e çmilitarizuar në kuadër të marrëveshjes.

Exit mobile version