Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump, në kuadër të një vizite në Shtetet e Bashkuara, ku në fokus do të jenë bisedimet rajonale dhe e ardhmja e armëpushimit në Gaza.
Sipas burimeve zyrtare, dy liderët do të diskutojnë për ecurinë e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, si dhe për çështje të tjera të sigurisë në Lindjen e Mesme. Takimi zhvillohet në një kohë kur po rritet frustrimi ndërkombëtar ndaj Izraelit për shkak të shkeljeve të armëpushimit dhe krizës së thellë humanitare në Gaza.
Vizita e Netanyahut në SHBA shihet si përpjekje për të forcuar mbështetjen amerikane dhe për të koordinuar hapat e ardhshëm politikë dhe ushtarakë në rajon. /mesazhi
