Ballina Sport Neymar: Jam këtu për ta fituar botërorin

Neymar: Jam këtu për ta fituar botërorin

Neymar është deklaruar i lumtur për fitoren e Brazilit.

Kombëtarja e Brazilit ka mposhtur 2:0 Meksikën në Kupën e Botës për të siguruar kalimin në çerekfinale.

Neymar që realizoi golin e parë për Brazilin, duke folur pas ndeshjes ka përgëzuar për përformancën portierin e Meksikës, Ochoan.

“Ochoa është një portier i madh. Të gjithë i dimë cilësitë e tij. E përgëzoj për lojën e mirë”, ka deklaruar Neymar.

“Unë jam brazilian dhe nuk heq dorë asnjëherë, goli erdhi si perceptim i vullnetit dhe lojës”.

“Jam këtu për të fituar. Shpresoj se do të vazhdoj të përmirësohem. E dija se do të kisha nevojë për të kthyer ritmin tim normal. Ndihem shumë mirë tani, jam i lumtur për të gjithë dhe dua të përgëzoj ekipin tim, që po vazhdon të përmirësohet”./Lajmi.net/

Exit mobile version