Pavarsisht interesimit për Neymar nga Real Madridi, sulmuesi i PSG-s ka thënë se nuk ka gjasa të largohet nga klubi këtë verë.
Që prej largimit të Cristiano Ronaldos, ylli brazilian ka qenë i lidhur me një kalim në kryeqytetin spanjoll.
”Unë kam një kontratë me PSG-n dhe jam duke qëndruar në Paris”, tha ai kur u pyetë për të ardhmen e tij.
Neymar ishte në Barcelonë së fundmi, ku ai luajti poker me Gerard Piquen dhe e vizitoi qendrën stërvitore të klubit.
”Po, unë shkova në stërvitjen e Barcelonës”.
”Munda që të bisedoja me të gjithë. Kam kaluar kohëra të mira te ata dhe më mungojnë shumë”, shtoi Neymar.