Ballina Sport Futboll Neymar: I mërzitur për humbjen, krenar me bashkëlojtarët

Neymar: I mërzitur për humbjen, krenar me bashkëlojtarët

Paris Saint Germaini humbi nga Real Madridi edhe në ndeshjen e dytë (1-2) dhe kështu u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Për skuadrën nga Parisi ishte mungesë e madhe Neymari, i cili u lëndua ditë më parë.

Pas ndeshjes ylli brazilian ka postuar në Instagram një fotografi, ai ka thënë se është shumë i mërzitur dhe se i vjen keq që nuk ishte në fushë.

Neymar dhe Ronaldo para ndeshjes së parë në Bernabeu (Foto: Getty Images)

“Jam i mërzitur për humbjen, por më shumë i mërzitur se nuk mund të isha në fushë dhe të ndihmoja bashkëlojtarët”.

“Ajo që bën krenar është se i pash të gjithë duke u përpjekur. Përpara Paris”, ka shkruar Neymar.

26-vjeçari ka shënuar shtatë gola në gjashtë paraqitje këtë sezon në LK në 630 minuta.

Në përgjithësi ka shënuar 29 gola në 30 paraqitje.

Exit mobile version