Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nigeri, nga sulmi i terroristëve të Boko Haram vriten 14 ushtarë

Nigeri, nga sulmi i terroristëve të Boko Haram vriten 14 ushtarë

Së paku 14 ushtarë kanë humbur jetën gjatë një sulmit të pjesëtarëve të organizatës terroriste Boko Haram në verilindje të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmin e kryen në pozitën ushtarake të rajonit Borno.

Zëdhënësi i forcave ajrore nigeriane, Ibikunle Daramola, tha se kanë kryer aksion ajror mbi pozitat e pjesëtarëve të organizatës “Shteti veriperëndimor islamik”, degë e Boko Haram.

Sipas tij, dy kampe të organizatës u shkatërruan.

Boko Haram është një organizatë terroriste e themeluar në Nigeri në fillim të viteve 2000 nga ekstremisti Muhamed Yusuf për të luftuar të gjitha llojet e kulturës perëndimore, veçanërisht sistemin arsimor të Nigerisë.

Yusuf në rrethana të pasqaruara në vitin 2009 ndërroi jetë në burg, ndërsa Boko Haram për këtë shkak intensifikoi aktivitetet terroriste dhe u bë kërcënim terrorist global. Momentalisht vepron në Nigeri, Kamerun, Benin, Çad dhe Niger.

Gjatë sulmeve të Boko Haram të kryera nga viti 2009 për vdekje kanë pësuar mbi 20.000 persona.

Exit mobile version