Një studim i kryer në Universitetin e Oksfordit zbuloi se njerëzit me nivele më të ulëta të vitaminës B12 – kishin një rrezik 6-fish më të lartë të tkurrjes së trurit – e njohur mjekësisht si atrofi cerebrale – krahasuar me personat me nivele më të larta.
Ky zbulim është vërtetuar nga hulumtime të tjera që treguan se edhe nivelet “e ulëta-normale” të B12 mund të ndikojnë në shëndetin dhe funksionin e trurit.
Studimi prospektiv, i botuar në revistën “Neurology”, u krye te 107 vullnetarë të shëndetshëm njohësisht të moshës 61 deri në 87 vjeç – gjatë pesë viteve.
Gjatë hulumtimit, u përdorën skanime MRI për të matur ndryshimet e vëllimit të trurit dhe u zbulua një lidhje e fortë midis statusit më të ulët të B12 dhe shkallës më të shpejtë të atrofisë (tkurrjes) së trurit.
Rreziku është 6-fish më i lartë në nivelet e ulëta të B12.
