Ballina Lajmet Kosovë Një i lënduar nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren

Një i lënduar nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e KosovaPress një kamion duket se ka dalë nga rruga.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar rastin për KosovaPress.

Sipas policisë të përfshira ishin dy automjete, teksa një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në përgjigjje.

Exit mobile version