Ballina Lajmet Kosovë Një i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë tregon se brenda 24 orëve është regjistruar një i vdekur nga COVID-19.

Sipas njoftimit, nga 2,430 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë administruar 1,664,711 doza të vaksinës.

Deri më sot 780,228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,996.

Në total numri i rasteve aktive është 349.

Exit mobile version