Ballina Lajmet Kosovë Një muaj arrest shtëpiak ndaj dy zyrtarëve policorë për keqpërdorim të detyrës

Një muaj arrest shtëpiak ndaj dy zyrtarëve policorë për keqpërdorim të detyrës

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.I për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të KPK-së dhe kundër të pandehurit B.G për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të KPK-së  dhe veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 par.1 të KPK-së.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve R.I dhe B.G iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak  në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.I në cilësinë e personit zyrtar, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe i pandehuri B.G në cilësinë e personit zyrtar, polic në Policinë e Kosovës, kishin shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke kaluar kompetencat e tyre me qëllim që të përfitojnë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Gjykata ka konstatuar se është plotësuar kriteri i dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale konform 187/1 nën par 1.2 pika 1.1 lidhur me nenin 183 par. 1 nën par 1.1 të KPPRK-së. Gjykata po ashtu konstaton se është përmbushur kriteri nga neni 183 par.1 nënpar.1.2 lidhur me nenin 187/1 nën par 1.2 pika 1.2.2 të KPPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, pasi që ka arsye për të besuar se të pandehurit mund të ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprës penale si dhe ekziston rreziku i ndikimit në të dëmtuarin dhe në bashkëpjesëmarrës.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Exit mobile version