Ballina Lajmet Kosovë Një muaj paraburgim për shoferin që aksidentoi për vdekje 30 vjeçaren

Një muaj paraburgim për shoferin që aksidentoi për vdekje 30 vjeçaren

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M për shkak të veprës penale Rrezikimi i trafikut publik.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri para dy ditësh, rreth orës 16:10, në rrugën B , në Prishtinë, duke drejtuar veturën e tij të tipit “ BMW “, kishte shkelur ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend dhe me pjesën e përparme të anës së djathtë i kishte goditur në trup këmbësorët L.A dhe F.R.

Si pasojë tani e ndjera L.A, 30 vjeçare kishte ndërruar jetë në QKUK-ë, kurse e dëmtuara F.R kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Exit mobile version