Ballina Artikuj Njeriu nuk matet sa është njeri në ditë festive, por në ditë...

Njeriu nuk matet sa është njeri në ditë festive, por në ditë zie.

Njeriu nuk është maska e zbukuruar që shihet nga jashtë, por ai është e padukshmja në të, ajo që ndjen brenda vetvetes kur i sheh tjerët të vuajnë.

Të bashkëndjesh me skamnorët, me hallexhinjtë dhe me ata që vuajnë – siç janë viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri – do të thotë se e ke mirëmbajtur njerëzoren në vetvete.

Dhe sa më e madhe është dhembja që ndjen ndaj fatkeqësisë së të tjerëve, aq më i madh është njeriu në ty.

Nga: Kim Mehmeti

Exit mobile version