Ballina Artikuj Nuk ka shpëtim prej vdekjes!

Nuk ka shpëtim prej vdekjes!

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

“Në skenën e xhenazes më kaplon frika, që në momentin e mbylljes së varrit dhe njerëzit shpejtojnë për ta lënë vetëm të vdekurin e tyre.

Jashtë varrit, dikush qan… një tjetër hidhërohet… e dikujt tjetër, as që ia ndjen…

Në varr dikush thotë: Zoti im është Allahu; feja ime është Islami dhe profeti im është Muhammedi (a.s); dikush tjetër thotë: Ha,ha, ha, nuk e di!!

Nga jashtë ia mbyllin mirë varrin, sa nga njëra anë, sa nga ana tjetër, sikur ata frikësohen se mos del prej tij…

Në varr dikush thotë: O Zot, bëje kiametin; ndërsa dikush tjetër thërret: ‘O Zot, më kthe, ndoshta punoj vepra të mirë, që kam lënë (pa bërë)!’.

Jashtë dikush ruhet prej dheut (se mos njollos rrobat), e rraskapit dielli i nxehtë apo moti i ftohtë, dhe mërzitet prej lutjes (duasë) së gjatë…

Në varr, asnjëri nuk zotëron, veçse dy metra në metrat e universit të gjerë, një copë qefin, punën e tij dhe lutjet (duatë) e të devotshmëve.

Jashtë, pa kaluar çerek ore, vendi boshatiset dhe aty mbretëron heshtja, e vizitorët largohen…

Në varr ka zhurmë… dikush gëzon dhe shikon vendin e tij në xhenet… e dikush tjetër çirret prej vendit të ngushtë dhe territ nga tmerri dhe frika.

Jashtë, disa njerëz kanë shkuar në shtëpi me kondicionerë, në xhami me kondicionerë, me makina me kondicionerë dhe nxitojnë të largohen nga të nxehtit apo nga të ftohtit…

Ndërsa në varr dëgjojnë krismat e këpucëve të atyre, që i kanë dashur, ndërkohë ata largohen, dikush në gjerësi, butësi dhe mëshirë, dhe dikush tjetër në ngushtësi, nxehtësi dhe vështirësi.

A në mirësi jetojmë, apo në ndëshkim dëshpërojmë…

“Për diçka të tillë, le të punojnë, ata që duan të punojnë!” – (Kur’ani, Es-Safat: 61 )

Nuk ka shpëtim prej vdekjes!

O Zoti ynë, ne kemi të meta, na i fal ato, o Zot!

O Zoti ynë, sillu ndaj nesh me faljen Tënde, me mëshirën, me bujarinë dhe mirësinë Tënde!

O Zoti ynë, kërkojmë nga Ty, përfundim të mirë!”
_____________________________
Nga: Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

Exit mobile version