Ballina Sport Futboll Nuk këndellet Barcelona, merr vetëm një pikë ndaj Osasunas

Nuk këndellet Barcelona, merr vetëm një pikë ndaj Osasunas

Barcelona ka marrë një pikë në udhëtim te Osasuna në kuadër të javës së 17-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Pas vetëm 12 minutash lojë, skuadra katalunase kaloi në epërsi me anë të Nivoc, që u asistua prej Gavit.

Por, vendasit nuk i lanë mysafirët të gëzohen më shumë se dy minuta, për t’i barazuar shifrat me anë të David Garcia, që u asistua nga Jon Moncayola.

45 minutat e parë përfunduan 1-1, derisa në të dytën, Blaugranasit arritën të rikthenin epërsinë.

Ishte minuta e 49-të kur Abdessamad Ezzalzouli shënoi për 2-1, por që nuk arritën të fitonin takimin.

Osasuna deri në fund tentoi të merrte së paku një pikë dhe këtë ia doli në minutën e 87-të me anë të Chimy Avila, për rezultatin 2-2.

Pas javës së 17-të, Barcelona gjendet në vendin e tetë me 24 pikë, ndërsa në xhiron e 18-të do të takohen me Elchen.

Exit mobile version