Ballina Kuriozitete Nuk zgjodhi video-lojërat: 13-vjeçari që mblodhi 8 ton kanaçe për bamirësi

Nuk zgjodhi video-lojërat: 13-vjeçari që mblodhi 8 ton kanaçe për bamirësi

8 ton kanaçe alumini, për të arritur një peshë të tillë duhen më shumë se 1.5 milionë kanaçe. Në një moment, prindërit madje kalonin mbi to me makinë për t’i shtypur dhe për t’i bërë më kompakte. Megjithatë, mundi ia vlejti: në fund ato morën më shumë se 20 mijë dollarë në 3 vjet, para që ai i dhuroi të gjitha për bamirësi.

Kjo është historia e Ryan Hulance, një djalë që vendosi të mbledhë fonde për bankat ushqimore dhe njëkohësisht të kujdeset për mjedisin. Nga shtëpia e tij në Solihull, në rajonin e West Midlands në Mbretërinë e Bashkuar, ai nisi të kontaktojë kompani të ndryshme për t’u kërkuar nëse mund t’i dhuronin kanaçe për riciklim.

Ai e nisi këtë iniciativë në vitin 2023, duke mbledhur disa qindra kanaçe në javë dhe duke i ruajtur në shtëpi. Në vend që ta konsideronin një ide të çuditshme dhe të prisnin që pasioni t’i kalonte, prindërit vendosën t’i bashkoheshin. Ata i shtypnin kanaçet për të kursyer hapësirë, madje duke kaluar me makinë mbi to, përpara se Ryan t’i fuste në thasë.

Ashtu si në SHBA, edhe kompanitë britanike që merren me skrap paguajnë 10 deri në 50 cent për një paund alumini. Vetëm vitin e kaluar Ryan arriti të mbledhë 8 ton kanaçe, duke siguruar rreth 7 300 dollarë për një organizatë bamirëse që ndihmon gratë.

“Ndonjëherë mendoj se do të preferoja të luaja videolojëra me miqtë e mi, pasi jam vetëm 13 vjeç”, tha Ryan për agjencinë britanike të lajmeve Southwest News Service. “Por në fakt, kur e mendoj mirë, më pëlqen shumë ajo që bëj, sepse më jep mundësinë të ndihmoj njerëzit dhe familjet në vështirësi.”

Gjatë 3 viteve të fundit, Ryan ka ricikluar rreth 1.5 milionë kanaçe, duke mbledhur afro 20 mijë dollarë, çdo cent i të cilëve është dhuruar për bamirësi. Nisma e tij ka tërhequr aq shumë vëmendje, sa familja e tij ka marrë dhuratë një makineri industriale shtypëse, e cila i paketojnë kanaçet në bale të mëdha metali për transport dhe magazinim më të lehtë.

“Jemi shumë krenarë për Ryan”, tha nëna e tij, Karima Hulance.

Exit mobile version