Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OBSH për herë të parë thotë se COVID-19 u përhap përmes ajrit

OBSH për herë të parë thotë se COVID-19 u përhap përmes ajrit

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe rreth 500 ekspertë kanë rënë dakord për herë të parë se COVID-19 është përhapur përmes ajrit, raporton Reuters.

Agjencia shëndetësore e OKB-së me bazë në Gjenevë ka publikuar të enjten një dokument teknik mbi këtë temë. Sipas agjencisë publikimi i këtij dokumenti është hapi i parë drejt studimeve për parandalimin e transmetimit të sëmundjeve të reja apo atyre ekzistuese përmes ajrit, si edhe për kërcënimet e ardhshme pandemike.

Sipas dokumentit, përshkrimi “përmes ajrit” mund të përdoret për sëmundjet infektive ku lloji kryesor i transmetimit përfshin patogjenin që përhapet nëpër ajër.

Pothuajse 500 ekspertë kontribuuan në përkufizim, duke përfshirë fizikanë, profesionistë të shëndetit publik dhe inxhinierë, shumë prej të cilëve nuk pajtoheshin mbi këtë temë në të kaluarën.

Gjatë ditëve të para të COVID-it në vitin 2020, rreth 200 shkencëtarë u ankuan publikisht se OBSH-ja nuk kishte arritur t’i paralajmëronte njerëzit për rrezikun e përhapjes së virusit përmes ajrit. Kjo çoi në vendosjen e masave si larja e duarve, në vend të përqendrimit në ventilim të hapësirave, kanë argumentuar ata. /koha

Exit mobile version