Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OBSH, thirrje për taksimin e pijeve me sheqer dhe alkool

OBSH, thirrje për taksimin e pijeve me sheqer dhe alkool

Foto ilustrim

Dëmi në shëndet prej konsumit të tyre, më rëndë akoma për fëmijët

Pijet e ëmbla dhe alkoolike janë shumë të lira sepse nuk tatohen mjaftueshëm, gjë që çon në shkallë më të lartë të obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve të tjera, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Fëmijët dhe adoleshentët janë veçanërisht të prekur, sipas OBSH-së.

Duhet të futen taksa mbi pije të tilla ose të rriten ato ekzistuese, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo do t’i bënte pijet më të shtrenjta, dhe për këtë arsye më pak njerëz do t’i konsumonin ato, ndërsa në të njëjtën kohë do të mblidhnin më shumë para për sistemin shëndetësor.

Sipas OBSH-së, 116 vende në të gjithë botën tashmë tatojnë pijet e buta dhe pijet e tjera me sheqer, por shumë pije të tjera me përmbajtje të lartë sheqeri ende nuk mbulohen nga taksat, siç janë lëngjet e frutave 100%, pijet e qumështit të ëmbëlsuara dhe kafetë ose çajrat e menjëhershëm.

“Tatimet shëndetësore janë një nga mjetet më të fuqishme që kemi për të promovuar shëndetin dhe për të parandaluar sëmundjet”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. OBSH gjithashtu vuri në dukje se të paktën 25 vende, kryesisht në Evropë, përfshirë Gjermaninë, nuk kanë një taksë specifike akcize për verën.

Ndryshe nga vera, pijet e forta alkoolike si rakia e frutave, konjaku, vodka ose uiski i nënshtrohen taksës së alkoolit, ndërsa birra tatohet me një taksë të veçantë për birrën. Konsumi i alkoolit mund të çojë në sëmundje e dhunë dhe lëndime, paralajmëron një nga drejtorët e OBSH-së, Etienne Krug.

“Ndërsa industria nxjerr fitim, publiku shpesh mban pasojat shëndetësore dhe shoqëria kostot ekonomike”, tha Krug. /tesheshi

Exit mobile version