Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Opozita siriane refuzon draftin rus të kushtetutës

Opozita siriane refuzon draftin rus të kushtetutës

Opozita e Sirisë ka refuzuar propozimin e Rusisë për një kushtetutë të re, thonë raportet e mediave.

Moska ka thënë se drafti, i prezantuar gjatë një takimi me rebelët sirianë në bisedimet për paqe, këtë javë në Kazakistan, bazohet në idetë nga Qeveria e Sirisë, opozita dhe fuqitë rajonale.

Por, Bloomberg citon Yahya al-Aridin, anëtar i delegacionit të opozitës në bisedimet në Astana, të ketë thënë se “sirianët janë ata që duhet të shkruajnë kushtetutën”.

“Rusët e kanë vënë draftin në tavolinë, por ne as që e kemi marrë”, tha për agjencinë AFP një burim i paidentifikuar i delegacionit të rebelëve.

Në fund të bisedimeve në Astana, më 24 janar, Rusia, Irani dhe Turqia, si ndërmjetësuese të takimit, kanë thënë se do të përpiqen të mbajnë në fuqi armëpushimin e brishtë në Siri.

Exit mobile version