Ballina Lajmet Kosovë Osmani shpërndan Kuvendin

Osmani shpërndan Kuvendin

Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Kjo pasi nuk është arritur asnjë marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Presidentja në takimin me liderët politikë kanë diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Menjëherë pas takimit është deklaruar Faton Peci nga partia Guxo. Ai ka thënë se partia e tij kërkon që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor, në mënyrë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të bëhet gati për procesin zgjedhor.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kërkon që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor dhe që partia e tij shkon e vetme në zgjedhjet e reja.

Takimi është mbajtur një ditë pasi nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për të formuar Qeverinë e re më 19 nëntor.

Exit mobile version