Tutje, Batatina ka zbuluar nëse Llapi do të përfitojë nga shitja e Mirlind Dakut dhe shitja potenciale e Festim Alidemës.
”Nga shitja e Dakut, Llapi do të përfitojë. Në aspektin administrativ kam qenë i vëmendshëmm. Do të përfitojmë 20% në rast të kontratës së tij profesionale”.
”Sa i përket Alidemës, jemi në bisedime me klube evropiane, por e duam qëndrimin e tij në klub edhe për gjashtë muaj”.
”Gjithsesi edhe ai do ta rriste buxhetin tonë. Synimi? Gjashtë lojtarë synojmë t’i shesim në Evropë, ku do të përfitonim financiarisht”, vazhdoi Batatina.
Për fund, Batatina zbuloi edhe pagën mesatare te klubi i tij: ”Rroga mesatare e futbollistëve te Llapi është 1400 euro. Ahmed Januzi e ka rrogën 2500 euro. Ne e paguajmë atë edhe pse është i lënduar”.
