Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Palestinezi i arrestuar nga Izraeli në Gaza: Kam përjetuar 60 ditët më...

Palestinezi i arrestuar nga Izraeli në Gaza: Kam përjetuar 60 ditët më të vështira të jetës sime

Ushtria izraelite liroi 61 palestinezë dhe trupin e pajetë të një palestinezi, raporton Anadolu.

Në deklaratën nga Administrata e Portës Kufitare të Palestinës thuhet se “61 palestinezët dhe trupi i pajetë i një palestinezi mbërritën në Rripin e Gazës nga porta kufitare Kerem Abu Salim në qytetin Rafah”.

Dëshmitarët okularë për Anadolu thanë se tek palestinezët kishte gjurmë torturash dhe rrahjesh dhe se gjendja e tyre shëndetësore ishte e keqe. Disa nga palestinezët e liruar u dërguan në spitalet në qytetin Rafah për trajtim.

Jamal al-Iseva, një nga palestinezët e liruar nga Izraeli për AA tha: “Kam përjetuar 60 ditët më të vështira të jetës sime. U jam nënshtruar rrahjeve, torturave dhe vështirësive”. Ai tha se ishte ndaluar derisa ishte duke veshur rrobat. “Më kanë ndaluar dhe më kanë hequr rrobat në të ftohtë dhe në shi”.

Al-Iseva thekson se ushtarët izraelitë e ndaluan atë në rajonin Hamed të Khan Younis në jug të Rripit të Gazës dhe se ai u dërgua në një vend të panjohur dhe se vazhdimisht u nënshtrohej fyerjeve dhe sulmeve.

Ushtria izraelite ka arrestuar mijëra palestinezë, përfshirë gra, fëmijë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor, që nga 27 tetori 2023, kur filloi pushtimin tokësor në Rripin e Gazës. Edhe pse liroi disa nga palestinezët që kishte ndaluar, fati i të tjerëve nuk dihet ende.

Exit mobile version