Patatet të përgatitura në tavë janë një gatim shumë i shpeshtë, por që nuk mbetet kurrë jashtë tavolinës.
Me gjithë shijen e mirë dhe thjeshtësinë në përgatitje që i karakterizon, numërojnë me mijëra kombinime recetash.
Recetat me patate qepë dhe djathë nuk mund të jenë kurrë jo të shijshme.
Për të gjithë ju që pëlqeni shijen e butë dhe delikate që këta tre përbërës kanë, receta e sotme do të t’ju kënaqë.
Ndiqeni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së saj në vetëm pak minuta.
Përbërësit
- 680 gr patate mesatare
- 160 gr djathë i grirë kaçkavall
- 80 ml krem qumështi ose pana
- 80 ml qumësht
- 1 qepë e verdhë
- 1 lugë gjelle gjalpë pa kripë
- 2 luge çaji trumzë ose rozmarinë
- gjysmë luge çaji piper i bardhë
- gjysmë luge çaji arrë moskat
- kripë
Përgatitja
- Për të filluar me përgatitjen e kësaj recete ju këshillon që të ndizni furrën në temperaturën 200 gradë C.
- Më pas qëroni dhe prisni në rrathë të barabartë deri në 5-6 cm të gjithë patatet.
- Futini ato të ziejnë për 4 minuta në ujë me kripë, hidhni 1 lugë gjelle kripë për çdo 1 litër ujë.
- Kur të jenë zier, nxirrni nga uji dhe lërini mënjanë në një enë të thatë.
- Më pas në një tigan, shkrini gjalpin në nxehtësi mesatare dhe hidhni qepën e grirë hollë, bashkë me pak trumzë ose rozmarinë.
- Mund të zgjidhni edhe lloje të tjera erëzash sipas preferencave tuaja.
- Skuqini qepët për të paktën 5 minuta, derisa të kenë marrë ngjyrë dhe të jenë zbutur.
- Në fund shtoni sërish pak kripë dhe hiqini nga zjarri.
- Në këtë pikë zgjidhni një tavë mesatare pjekje, lyejeni pak me vaj ose gjalpë dhe shtroni gjysmën e patateve njëra pas tjetrës.
- Hidhini atyre sipër pak djathë të grirë, qepët e skuqura, pak arrë moskat, rozmarinë apo trumzë, kripë dhe piper të bardhë.
- Shtoni dhe pak djathë sipër qepëve dhe vazhdoni të shtroni patatet tuaja.
- Kini kujdes që pjesën tjetër të mbetur të patateve ta vendosni sipër tavës, duke mbuluar të gjithë mbushjen që hodhët më parë.
- Ndërkohë bëni një përzierje të shpejtë të qumështit dhe kremit të qumështit (panës) dhe hidhjani të gjithë sipër patateve.
- Nëse ju ka mbetur dhe pak djathë i grirë, shtojani sërish sipër tavës.
Për pjekjen - Më pas mund të zgjidhni që tavën ta ruani të mbyllur në frigorifer për 24 orë ose ta gatuani menjëherë.
- Futeni në furrë në temperaturën 200 gradë C dhe lëreni të piqet për 20-25 minuta.
- Apo derisa sipërfaqja e qumështit të trashet dhe patatet të piqen mirë.
- Nxirreni nga furra kur të jetë gati dhe shërbejeni të ngrohtë në copa të vogla.
