Ballina Sport Futboll Pepe lojtar i ri i Beshiktashit të Stambollit

Pepe lojtar i ri i Beshiktashit të Stambollit

Lojtari i përfaqësueses së Portugalisë, Pepe, është përforcimi më i ri i klubit turk të futbollit Beshiktash, konfirmoi klubi nga Stambolli, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtësi i dikurshëm i Real Madridit, të martën, përfundoi të gjitha detajet dhe nënshkroi kontratën me kampionin e Turqisë.

Futbollistin portugez pas aterimit në aeroportin “Ataturk” e pritën qindra tifozë të Beshiktashit të cilët festonin transferimin e tij.

Pepe për Real Madridin luajti 10 sezone, ndërsa me “klubin e mbretit” korri shumë suksese duke fituar tre herë Ligën e Kampionëve dhe kampionatin spanjoll.

Në fanellën e kombëtares ka fituar Kampionatin Evropian në vitin 2016 në Francë.

Siç thuhet Pepe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Beshiktashin dhe në vit do të fitojë 3.5 milionë euro.

Exit mobile version