Kushtet e mbulesës islame janë:
👈- Ajo duhet të mbulojë të gjithë trupin:
-Çdo grua muslimane duhet të sigurohet që mbulesa e saj të mbulojë të gjithë trupin e saj për të shmangur vëmendjen dhe dyshimet e padëshiruara, dhe për të parandaluar që ajo të jetë në qendër të vëmendjes apo objekt shqyrtimi.
👈- Vetë mbulesa nuk duhet të jetë një zbukurim që shpije në provokim nga gjinia tjetër. Qëllimi i mbulesës është modestia dhe dëlirësia. Nëse ai vetë është një provokim tërheqës, siç janë dizajnet e zbukuruara ose një rrip joshës, ai do të humbasë karakteristikat e një mbulese të mirëfilltë fetare.
👈- Duhet të jetë i gjerë (lirshëm), jo i ngushtë: Veshjet e ngushta zbulojnë konturet e trupit të një gruaje dhe nxjerrin në pah format e saj dhe tiparet e tjera. Kjo ngjall një kundër reagim. Prandaj, nëse veshja e një gruaje nuk është e lirshme, ajo konsiderohet zbukurim dhe shfaqje e pahijshme, gjë që është e ndaluar.
👈- Nuk duhet të jetë me ngjyra vizlluese, dhe nuk duhet të jetë transparente: Është e rëndësishme që veshja të mos jetë transparente, duke zbuluar ose nxjerrë në pah konturet e trupit ose lëkurës së saj, pasi veshja me rroba transparente është jashta nivelit të mbulesës dhe e zbehë efektin e saj.
👈- Nuk duhet t’i ngjajë veshjeve të burrave:
Një gruaje nuk i lejohet të imitojë burrat në asnjë mënyrë, veçanërisht në veshje, dokje dhe sjellje. Gruaja mbetet gruaje e burri mbetet burrë.
👈- Nuk duhet t’i ngjajë veshjeve të grave jomyslimane:
Imitimi i një gruaje myslimane ndaj grave jomyslimane në veshjen e saj tregon nënshtrimin dhe dëshirën e saj për parimet e jomyslimanëve, duke kundërshtuar rregullat dhe parimet e ligjit islam në lidhje me veshjen. Si mund të jetë i kënaqur Zoti i Plotfuqishëm me një grua që ndjek njerëz që nuk besojnë në Zot, Profetin e Tij ose Ditën e Fundit?
👈- Nuk duhet të jetë një mbulesë, veshje mburrjeje dhe krenarie:
Një veshje mburrjeje i referohet një gruaje që vesh diçka që tërheq vëmendjen dhe tërheq shikimin e njerëzve me qëllim fitimin e famës, fitimin e zemrave dhe tërheqjen e admirimit.
Prof. ass. dr. Musa Vila
