Ballina Jeta Shëndetësi Për një vit 106 pacientë me Hepatitin B futen në terapi kronike

Për një vit 106 pacientë me Hepatitin B futen në terapi kronike

Nga janari i vitit të kaluar e deri më tani në Klinikën Infektive në QKUK, 106 pacientë kanë filluar me terapi për të trajtuar sëmundjen e Hepatit B.

Kështu tha për Ekonomia Online, infektologu Valbon Krasniqi, sipas të cilit vetëm brenda një muaji përafërsisht janë deri 12 raste të pacientëve që i fusin në terapi kronike, transmeton Klan Kosova.

“Zakonisht brenda muajit kemi diku 10-deri 12 raste të cilët i fusin në terapi kronike kështu një mesatare, për shembull nga janari i vitit të kaluar e deri tash kemi futur diku 105-106 pacientë të ri për herë të parë në terapi për hepatitin kronik B”, tha ai.

Krasniqi, më tej tregon se në terapi afatgjate për trajtimin e Hepatitit B, kanë rreth 270-280 raste. Përderisa trajtimi i pacientëve me Hepatit C, sipas Krasniqit është më i vogël.

“Aktualisht në terapi që themi afatgjate për disa vite kemi afër 270-280 pacientë që jemi duke i trajtuar nga hepatiti B kronik, ndërsa numri i atyre me hepatit C është më i vogël”, theksoi Krasniqi për EO.

Sipas infektologut, rreziku te pacientët paraqitet, kur Hepatiti mbetët për tërë jetën.

“Rreziku paraqitet në ato raste kur hepatiti mbetet kronik mbetët për tërë jetën dhe kjo ndodh n 4 deri 5 për qind të rasteve dhe pastaj ky kërkon një tretman shumë më kompleks dhe afatgjatë”, tha Krasniqi.

Mirëpo, Krasniqi tregon se për të hyrë pacientët në terapi, ata duhet të plotësojnë disa kritere. Një nga to është që virusi të ketë shkaktuar dëme të mëlçisë.

“Për t’u futur në terapi për trajtim kronik për hepatit B ose C duhet të plotësohen disa kritere ose disa kushte duhet të jetë në një stad të caktuar sëmundja një sasi e caktuar e virusit në organizëm dhe të ketë shkaktuar dëme të mëlçisë”.

Sipas tij, ka një numër të pacientëve me Hepatit, pasi që tani ka një vetëdijesim më të madh për tu testuar.

“Ka një vetëdijesim më të madh të pacientëve për tu testuar  dhe për tu kujdesur për shëndetin e vet dhe atëherë që normalisht që mund të presim një rritje të numrit,. Normalisht edhe kur ka terapi pastaj pacientët janë më të vetëdijshëm se duhet të shkojnë ta marrin terapinë”.

Hepatiti kryesisht manifestohet me zverdhje të syve, me lodhje, plogështi, humbje të apetitit, rëndim apo dhembje aty ku është e lokalizuar mëlçia dhe me ndryshim të ngjyrës së urinës.

Exit mobile version