Ballina Jeta Për sigurinë tuaj, bëni çdo ditë këto 8 gjëra

Për sigurinë tuaj, bëni çdo ditë këto 8 gjëra

Siguria është shumë e rëndësishme, prandaj dritare.net ju sjell disa gjëra të vogla që ju duhet t’i bëni çdo ditë për të qenë më të sigurt.

1. Merrni çdo ditë gjërat që ju vijnë në postë

Asnjëherë mos harroni të merrni gjithçka që ju vjen me postë dhe as në makinë mos lini dokumente të rëndësishme, sidomos natën. Mund të jenë dokumente të një rëndësie të madhe.

2. Aktivizoni sistemin e sigurisë në shtëpi

Kjo nuk mund t’ju duket gjë, por është një mënyrë për të shpëtuar jetën. Nëse hajduti vjen në shtëpi, do ndizet alarmi dhe do shpëtoni nga një vjedhje.

3. Mbyllni grilat dhe perdet gjatë natës

Kur errësohet është mirë që të ulni grilat dhe të mbyllni perdet.

Nëse i lini hapur, është më e lehtë për këdo të shoh çfarë keni brenda në shtëpi, madje dhe hajduti. Prandaj bllokoni pamjet natën.

4. Mbyllni derën e garazhit

Garazhi i hapur natën, është një rrugë favorizuese për hajdutin. Jini të kujdesshëm ta mbyllni gjithmonë në darkë. Nëse e lini hapur, do keni probleme.

LEXO DHE :  Më ngacmoi seksualisht burri i tezes

5. Mirupafshim të rreme

Nëse jeni i fundit që po largoheni, bëni sikur po i thoni mirupafshim dikujt. Kjo do të japë përshtypjen (për atë që po të shikon) se dikush ndodhet në shtëpi.

6. Vendosni shenja paralajmëruese

Nëse keni një qen jo shumë familjar, vendosni shenja paralajmëruese për të. Por dhe nëse nuk është shumë i rrezikshëm, në darkë vendoseni gjithmonë. Kjo do frikësojë njerëzit që duan të vjedhin shtëpinë tuaj.

7. Kyçni dyert dhe dritaret

Vjedhjet e shtëpive janë shtuar shumë, prandaj edhe kur ndodheni brenda, kyçni dyer e dritare. Sipas një studimi 40% e vjedhjeve të shtëpive, janë bërë duke hyrë nga dritaret.

8. Flini me çelësat e makinës afër

Nuk po themi të flini me çelësat e makinës, por t’i mbani ata pranë vetes. Nëse dikush tenton të vjedhë makinën tuaj, ju ndizni sa më shpjet sinjalin dhe kështu hajduti do trembet./E.B-dritare.net

Exit mobile version