Ballina Lajmet Kosovë “Përdhunuesit në burg”, nis protesta para Policisë së Kosovës

“Përdhunuesit në burg”, nis protesta para Policisë së Kosovës

Në organizim të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, sot po mbahet protestë para Policisë së Kosovës. Kjo protestë është organizuar pas rastit të abuzimit seksual të 16-vjeçares në Drenas nga mësuesi i saj, e më pas dhe nga polici hetues. Në këtë protestë po marrin pjesë një numër i vogël njerëzish. ‘Shtet përdhunues’, ‘Përdhunuesit në burg’, ‘Ti nuk je hetues je përdhunues’, ‘Bac na e nxijtën ftyrën’, kanë shkruar ata në disa pankarta. Protesta po zhvillohet para stacionit kryesor të Policisë së Kosovës në Prishtinë

Exit mobile version