“Përdhunuesit në burg”, nis protesta para Policisë së Kosovës

Në organizim të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, sot po mbahet protestë para Policisë së Kosovës. Kjo protestë është organizuar pas rastit të abuzimit seksual të 16-vjeçares në Drenas nga mësuesi i saj, e më pas dhe nga polici hetues. Në këtë protestë po marrin pjesë një numër i vogël njerëzish. ‘Shtet përdhunues’, ‘Përdhunuesit në burg’, ‘Ti nuk je hetues je përdhunues’, ‘Bac na e nxijtën ftyrën’, kanë shkruar ata në disa pankarta. Protesta po zhvillohet para stacionit kryesor të Policisë së Kosovës në Prishtinë