Ballina Sport Përfundon gara e olimpistëve kosovarë në “Tokyo 2020”, Shala mbetet pa medalje...

Përfundon gara e olimpistëve kosovarë në “Tokyo 2020”, Shala mbetet pa medalje të bronztë

Egzon Shala

Me humbjen e mundësit iranian, Amir Hossein Zar ndaj gjeorgjianit, Geno Petriashvill, është humbur mundësia që Egzon Shala të garojë për medalje olimpike të bronztë përmes repesazhit.

Shala u rendit si i 8-i më i mirë në kategorinë 125 kilogramë.

Ai e fitoi sfidën e parë ndaj algjerianit, Djahid Berrahal, por humbi në çerekfinale ndaj iranianit, Amir Hossein Zar.

Me Shalën, përfundojnë edhe garat për ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Exit mobile version