Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përmbytje në Haiti, humbin jetën 15 persona dhe mijëra të tjerë evakuohen

Përmbytje në Haiti, humbin jetën 15 persona dhe mijëra të tjerë evakuohen

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat intensivë në Haiti, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Agjencia e Mbrojtjes Civile të Haitit thuhet se për shkak të përmbytjeve janë evakuuar nga shtëpitë e tyre rreth 13.400 persona.

Në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat intensivë janë dëmtuar mbi 7.400 shtëpi.

Kryeministri i Haitit, Ariel Henry në një deklaratë tha se për të prekurit nga përmbytjet, qeveria po punon në partneritet me organizatat lokale dhe ato ndërkombëtare.

Në uraganin “Matthew” i cili goditi Haitin në vitin 2016 humbën jetën mbi 800 persona.

Exit mobile version