Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përplasen dy autobusë, 15 të vdekur, 22 të plagosur

Përplasen dy autobusë, 15 të vdekur, 22 të plagosur

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy autobusëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një autostradë në Sudan.

Sipas policisë raportohet se aksidenti ndodhi pasi njëri nga autobusët tentoi të parakalojë me një shpejtësi të madhe. Ai u përplas me autobusin tjetër që po vinte nga korsia e kundërt.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Sudan, kjo për shkak të infrastrukturës jo të mirë rrugore, por edhe për shkak të mos zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Organizata Botërore e Shëndetit tha se në vitin 2018 në Sudan  aksidentet rrugore vranë më shumë se 10,000 persona.

Exit mobile version