Ballina Jeta Shëndetësi Personat që konsumojnë ëmbëlsira duhet ta dinë këtë gjë

Personat që konsumojnë ëmbëlsira duhet ta dinë këtë gjë

Personat që pëlqejnë ëmbëlsirat mund të marrin frymë lirisht, kjo pasi gjeni i lidhur me këtë pasion, është i lidhur edhe me tendencën për të akumuluar më pak yndyrë.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim britanik i Universitetit të Exeter, të cilët zbuluan se gjeni FGF21, është i lidhur me pasionin e shfrenuar për ëmbëlsirat.

“Ky zbulim kundërshton bindjen e përditshme. Por e rëndësishme është të mbahet parasysh se kjo është vetëm një copë e vogël e pjesës që tregon lidhjen mes dietës, obezitetit dhe diabetit”, thotë njëri nga drejtuesit e studimit Niels Grarup.

Drejtuesi i studimit Timothy Fraylingm shprehet se përfundimet bazohen në një grup të dhënash, ku përfshihet kampioni i gjakut, pyetësor mbi sjelljet ushqimore dhe kampione të ADN-së së 450 mijë personave, të regjistruar nga baza më e madhe e të dhënave britanike, Biobank. “Jemi të sigurtë se rezultatet tona nuk gabojnë. Rreth 20% e popullsisë evropiane, ka këtë prirje gjenetike”, shtoi Grarup.

Exit mobile version