Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare pas përhapjes së protestave

Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare pas përhapjes së protestave

Peruja shpalli një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare 30-ditore, pas përhapjes së protestave që kanë lënë shtatë persona të vdekur pasi ish-presidenti Pedro Castillo u largua nga Kongresi javën e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në të gjithë vendin, për shkak të akteve vandaliste dhe dhunës dhe bllokimit të autostradave dhe rrugëve”, tha ministri i Mbrojtjes Alberto Otarola.

Gjendja e jashtëzakonshme ndër të tjera përfshin pezullimin e së drejtës për t’u grumbulluar dhe lirinë e tranzitit. Qeveria po vlerëson gjithashtu mundësinë e shpalljes së shtetrrethimit.

Një gjykatës në Peru shtyu më herët gjatë ditës seancën në të cilën pritej të vendoset nëse Castillo do të lirohet nga burgu.

Ndaj tij u votua proces fajësim-shkarkimi (impiçment) pasi u përpoq të shpërndante parlamentin.

Exit mobile version