Ballina Lajmet Kosovë Pesë kinezë hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohet shoqëruesi

Pesë kinezë hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohet shoqëruesi

Një person i mitur shtetas i Serbisë është arrestuar në fshatin Seqisht në Han të Elezit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se kishte shoqëruar pesë shtetas kinezë të cilit kishin hyrë ilegalisht në Kosovë dhe synonin të shkonin në Maqedoninë e Veriut.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, kurse 5 shtetasit kinezë janë depërtuar në Serbi.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur -shtetas i Serbisë, pasi i njëjti nga njësitet policore është ndaluar derisa ishte duke përcjellë pesë shtetas kinez në drejtim të RMV-së, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, për të vazhduar në drejtim të RMV-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa 5 shtetasit kinezë janë kthyer-depërtuar në Serbi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Exit mobile version