Ballina Jeta Shëndetësi Pesë ushqime të pazakonta që mund të jenë përgjegjëse për erën e...

Pesë ushqime të pazakonta që mund të jenë përgjegjëse për erën e keqe të gojës

Të gjithë e dimë se hudhra dhe qepa mund të shkaktojnë erën e keqe të gojës, por ka një sërë ushqimesh të tjera që mund të jenë përgjegjëse për një gjendje të tillë.

Lexoni më poshtë për cilat ushqime po flasim:

Agrumet

Bakteret që shkaktojnë erë e duan një mjedis acid, kështu që ngrënia e shumë agrumeve mund t’ju lërë me erë të keqe, veçanërisht nëse keni edhe një refleks acidi, shpjegon dentisti Bobbi Stanley. Pasi të keni ngrënë një frut agrumesh, do të ishte mirë të hani ndonjë bonbone pa sheqer për të freskuar frymën tuaj.

Peshk i konservuar

Ndryshe nga peshku i freskët, peshqve të konservuar, si toni dhe salmoni, u duhen kohë për t’u oksiduar dhe për të reaguar ndaj elementeve të tjera, kështu që pas konsumimit të peshkut të konservuar, mund të shfaqet e ashtuquajtura erë peshku.

Kjo erë peshku vjen nga një përbërës që gjendet në peshq dhe quhet trimetilamina, shpjegon endodontisti Adam S. Harwood.

Për të hequr qafe atë erë të pakëndshme, mund të konsumoni ushqime dhe pije acidike si lëng limoni, lëng portokalli, uthull dhe të ngjashme.

Djathi
“Shumica e produkteve të qumështit, përfshirë djathin, përmbajnë aminoacide që reagojnë me bakteret e gojës për të prodhuar përbërës squfuri që mund ta bëjnë frymëmarrjen tuaj acidike. Ndërsa këto baktere ushqehen me lëndë të ngurta qumështi, ato krijojnë sulfid hidrogjeni të tepërt”, thotë Harwood.

Si rezultat, shfaqet era e vezëve të kalbura. Në këtë rast është mirë që të lani dhëmbët me pastë me fluor, shkruan eatingwell.

Salca e domateve

Ashtu si agrumet, aciditeti i domateve mund të shkaktojë grumbullimin e acidit në gojë dhe të inkurajojë rritjen e baktereve, thotë dentisti Paul Sussman. Këto baktere mund të shkaktojnë erë të keqe.

Kur të hani herën tjetër makarona me salcë të kuqe, mbani afër një gotë ujë gjatë darkës për të shpëlarë gojën dhe për të mbajtur bakteret nën kontroll.

Kafeja

Edhe pse kafeja ka një sërë përfitimesh shëndetësore, duhet theksuar se ajo gjithashtu e than gojën, gjë që redukton rrjedhën e pështymës dhe lejon që bakteret me erë të keqe jo vetëm të rriten, por edhe të qëndrojnë në gojë për më gjatë, shpjegon Harwood.

Exit mobile version