Ballina Jeta Shëndetësi Pfizer zbulon të dhënat e reja shpresëdhënëse, vaksina është 95 për qind...

Pfizer zbulon të dhënat e reja shpresëdhënëse, vaksina është 95 për qind efikase – nuk ka efekte anësore

Prodhuesi i ilaçeve “Pfizer” ka njoftuar se vaksina e tyre kundër coronavirust është dëshmuar efikase në mbi 95 për qind, dhe se nuk ka pasur ndonjë efekt të padëshirueshëm serioz. Këto pretendime bazohen në të dhënat e rezultateve të kompletuara të testimit të vaksinës në fazën e vonshme, shkruan New York Times.

Të dhënat tregojnë se vaksina ka mbrojtur zhvillimin e simptomave të lehta dhe më të theksuara të COVID-19, ka njoftuar kjo kompani. Ajo është dëshmuar me efikasitet prej 94 për qind tek personave e moshuar, që edhe janë grupi më i goditur dhe rrezikuar nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

Pfizer, që ka zhvilluar vaksinën me partnerin BioNtech, ka bërë të ditur se këto kompani planifikojnë të lajmërohen tek agjencia amerikane për kontrollin e ushqimit dhe barnave (FDA) për miratim urgjent “dhe atë brenda pak ditëve”, duke u rritur kështu shpresa që vaksina efikase së shpejti do të mund të bëhet një realitet.

Rezultatet e testimit – prej më pak se një vit pasi që hulumtuesit filluan garën për vaksinë – kanë thyer të gjitha rekordet për zhvillimin e vaksinës, që është një proces që zakonisht zgjat me vite të tëra.

Më herët duke u bazuar në rezultatet e para është thënë që vaksina ka efikasitet prej 90 për qind. E nëse FDA miraton vaksinën për dy doza, Pfizer do të ketë në dispozicion deri në fund të vitit 50 milionë doza, e deri në fund të vitit të ardhshëm edhe 1.3 miliard tjera.

Exit mobile version