Recetat e brumit janë perfekte dhe në familjet shqiptare ato nuk mungojnë asnjëherë.
Ndiqni hapat e shpjeguar ngadalë dhe shijojeni me të dashurit tuaj sa herë që të dëshironi diçka me shije delikate.
Përbërësit
- 400 gr miell
- 9 gr maja buke
- 2 lugë sheqer
- 1 lugë me gjalpë
- 3 gota me qumësht të vakur
Për mbushjen:
- 150 gr çokokrem
Përgatitja
- Pasi të pastroni mirë tavolinën hidhni aty miellin dhe hapni një hapësirë në mes në formën e një grope.
- Në një gotë hidhni majanë e freskët, sheqerin dhe qumështin e vakët.
- Sapo majaja të jetë aktivizuar hidheni tek gropëza që hapët tek mielli bashkë me gjalpin.
- Nisni ta punoni ngadalë me duar duke nisur nga mesi drejt skajeve, duke formuar brumin.
- Sigurohuni që brumi të mos ngjitet dhe sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar gjithashtu edhe pa pore.
- Lini brumin për 1 orë derisa të dyfishohet në masën e vet.
- Pasi të kalojë koha e nevojitur ndajeni brumin në dy pjesë të barabarta dhe punojini lehtë.
- Merrni një tavë të rrumbullakët dhe lyeni lehtë me pak gjalpë ose vaj.
- Pjesën e parë të brumit me ndihmën e një petësi hapeni në një petë sa fundi i tavës.
- Tani shtroni çokokremin duke u munduar që ta përhapni në mënyrë të njëtrajtshme.
- Pasi të hapni petën tjetër dhe vendoseni me kujdes mbi të parën, duke u siguruar që të mbuloni plotësisht çokokremin.
- Tani është koha e prerjes së pogaçes për t’i dhënë formën e duhur.
- Me ndihmën e një thike bëni një plus të petës.
- Më pas vazhdoni të bëni prerje në formën e trekëndëshave, njësoj si me picën.
- Merrni një nga trekëndëshat dhe përdridheni dy ose tri herë dhe shtypeni lehtë me dorë.
- Pamja përfundimtare do t’i ngjasojë një ylli.
- Mbulojeni me një qese kuzhine dhe lëreni të pushojë pogaçen për 15 minuta në mënyrë që të fryhet brumi.
- Më pas futeni për t’u pjekur në furrë të ngrohtë me 170 gradë derisa të shihni që pogaçja ka marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.
- Nëse dëshironi mbushjes mund t’i shtoni edhe arra të thërrmuara për t’i dhënë një shije akoma edhe më të mirë.
