Policia në Poloni mori 180 raportime për krime të dyshuara të urrejtjes kundër ukrainasve në gjysmën e parë të vitit 2026, mbi 30 për qind më të larta se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, raportoi gazeta polake “Rzeczpospolita”, transmeton Anadolu.
Policia tha se shifrat pasqyrojnë raportet e paraqitura nga viktimat e supozuara dhe nuk përfaqësojnë krime të konfirmuara përmes hetimeve.
Sipas raportit, qytetarët ukrainas paraqitën 267 raportime të tilla në vitin 2024 dhe 275 në vitin 2025, me totalin për këtë vit që parashikohet të arrijë rreth 360 nëse trendi aktual vazhdon.
Raporti thekson se kjo rritje përkon me tensionet në marrëdhëniet midis Polonisë dhe Ukrainës si dhe me rritjen e përmbajtjeve anti-ukrainase që qarkullojnë në internet.
Sociologu Jacek Kucharczyk tha se numri aktual i incidenteve është ndoshta më i lartë sepse disa viktima mund të mos kenë patur vullnetin t’i raportojnë ato në polici.