Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Polonia hyn në krizë demografike

Polonia hyn në krizë demografike

Polonia ka rënë në një krizë demografike pasi popullsia parashikohet të bjerë me 4.4 milionë deri në vitin 2050, sipas një raporti nga Zyra Qendrore e Statistikave (GUS).

“Rënia e numrit të lindjeve të regjistruara në vitin 2021 konfirmon se Polonia ka hyrë në një krizë tjetër demografike (e cila ndodhi përkohësisht në 1997-2007), por ajo aktuale ndoshta mund të jetë një tendencë më e gjatë”, raportoi GUS .

Sipas GUS nuk parashikohet ndonjë rritje e ndjeshme e shkallës së fertilitetit mbi 2.0.

“Vazhdimësia e një niveli të ulët të lindjeve për një kohë të gjatë kërcënon të hyjë në të ashtuquajturin kurthin e fertilitetit të ulët, nga i cili është shumë e vështirë të dalësh”, tha GUS.

Sipas raportit, në vitin 2050, numri i vdekjeve do të arrijë në afro 430 000 dhe mosha mesatare e popullsisë do të jetë mbi 52 vjeç, rreth 11 vjet më shumë se aktualisht.

Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e popullsisë së Polonisë do të jetë mbi 50 vjeç në vitin 2050, tha GUS. /atsh

Exit mobile version