Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Polonia rrit presionin ndaj Gjermanisë për të përmbushur kërkesat për dëmshpërblime

Polonia rrit presionin ndaj Gjermanisë për të përmbushur kërkesat për dëmshpërblime

Arkadiusz Mularczyk

Qeveria polake kërkon të rrisë presionin ndaj Gjermanisë për të përmbushur kërkesën e saj për dëmshpërblime të Luftës së Dytë Botërore, deklaroi sot zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Arkadiusz Mularczyk.

“Çështja e dëmshpërblime është themelore për Poloninë, kjo nuk është vetëm një çështje politike, por ka të bëjë me dinjitetin e Polonisë”, tha Mularczyk në fillim të një vizite në Berlin.

“Gjermania ka një zgjedhje, ose të ulet në tryezën e bisedimeve me Poloninë, ose ne do ta ngremë çështjen në të gjitha forumet ndërkombëtare, në OKB, Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian”, tha ai.

Si kryetar i Komisionit Parlamentar, Mularczyk ka përgatitur një raport mbi dëmet e luftës të shkaktuara nga Gjermania naziste, në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vlera e dëmit arrin në 1.3 trilion euro (1.4 trilion dollarë).

“Kjo çështje nuk mund të zgjidhet nga qeveria gjermane deri në zgjedhjet e ardhshme. Duhet të zhvillohet një dialog për këtë çështje, përndryshe do të ishte shumë keq për marrëdhëniet e fqinjësisë tonë”, tha ai.

Mularczyk do të zhvillojë bisedime sot dhe nesër me zyrtarë, në Berlin, përfshirë Anna Lührmann, e cila është përgjegjëse për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme.

Exit mobile version