Popujt

Imam Hasan El Bena (r.a) Ylli i thirrësve

Vëllai im. Dije se popujt, në aspektin e forcës dhe dobësisë, rinisë dhe plakjes, shëndetit dhe sëmundjes, janë njëlloj si njeriu. Ndërkohë që e sheh njeriun të fortë e të shëndetshëm, papritur e hutojnë sëmundjet dhe epidemitë që i shkaktojnë konstruktit të tij dhimbje dhe avari. Ai vazhdon të vuaj e të rënkojë derisa Allahu t’i mundësojë një mjek të aftë e një dijetar mjeshtër që din mirë të diagnostikojë sëmundjet dhe burimet e tyre, e që me përkushtim i kuron ato. E pas njëfarë kohë, si pasojë e kësaj ndërhyrje mjeshtërore, e shikon këtë të sëmurë me forca dhe shëndet të ripërtërirë, madje mund të ndodh që gjendja e tij, pas sëmundjes, të jetë më e mirë se para saj.

E njëjta gjë vlen të pohohet edhe për popujt. Popujt janë objekt i vazhdueshëm i sfidave të kohës. Sakaq ato i kanosen entitetit të popujve, shkaktojnë të krisura në strukturën e tyre dhe prekin të gjitha pikat e forta, ashtu siç bën sëmundja me trupin e njeriut. Këto sfida u vardisen popujve dhe nuk u shqiten derisa i dobësojnë popujt dhe i bëjnë të paaftë për ti bërë ballë lakmisë së lakmitarëve e sulmit të grabitqarëve. Ndërsa kurimi i tyre realizohet me tre çështje: diagnostikimi I llojit dhe vendit të sëmundjes, durimi ndaj dhimbjeve të shkaktuara nga ilaçi dhe mjeku mjeshtëror që do të ndërmarrë këtë proces derisa Allahu ti mundësojë realizimin e objektivit, shërimit dhe fitores.

Imam Hasan El Bena (r.a) Ylli i thirrësve

Exit mobile version