Ish-portieri i kombëtares braziliane Julio Cesar përfundoi karrierën e tij në moshën 39-vjeçare në klubin Flamengo, ku dhe filloi karrierën e tij profesionale në futboll dy dekada më parë.
Cesar për herë të fundit mbrëmë u paraqit për Flamengon, i cili në ndeshjen e xjiros së dytë të Serisë A të Brazilit mposhti ekipin America Minerio me rezultatin 2:0.
Në karrierën e tij të pasur, Cesar mbrojti rrjetin e klubit kanadez Toronto, klubit portugez Benfico, klubit anglez QPR, ndërsa ditët më të mira të karrierës i kaloi në klubin italian të Interit me të cilin fitoi titullin e Ligës së Kampionëve.
Në ekipin kombëtar brazilian, Cesar veshi fanellën në 87 ndeshje.