Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, pritet të largohet nga FC Lugano pas pesë vitesh pjesë e klubit zviceran.
Sipas raportimeve të Blick.ch, gardiani kosovar ka tërhequr interesim konkret nga Bodo/Glimt, kampioni i njohur norvegjez që vazhdon të forcojë skuadrën për garat evropiane, shkruan Indeksonline
Saipi ka qenë një element i rëndësishëm për Luganon gjatë këtyre viteve, duke u zhvilluar në një nga portierët më të besueshëm dhe duke fituar gjithashtu vend në përfaqësuesen e Kosovës.
Një transferim i mundshëm te Bodo/Glimt do të përfaqësonte një hap të ri në karrierën e tij, si dhe një mundësi për t’u paraqitur në skenën evropiane me një klub ambicioz.
