Predikuesi i Xhamisë Al-Aksa në Kuds, Sheikh Ekrima Sabri, është shtruar në spital të premten vonë pasi është ndier i sëmurë, sipas burimeve lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të dijetarit musliman 82-vjeçar.
Sheikh Sabri është kritik i vazhdueshëm i pushtimit izraelit disadekadësh të territoreve palestineze dhe është arrestuar disa herë nga forcat izraelite.
Më parë ka mbajtur postin e myftiut të Kudsit dhe territoreve palestineze në vitet 1994-2006. /aa
